Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është thirrur këtë të martë në Komisionin e Inceneratorëve, për të dhënë dëshminë e tij për këtë çështje.

 

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku akuzoi Veliajn se firmosi jashtë kompetencave.

 

Në përgjigjen e tij, kryebashkiaku tha se ia jep ligji kompetencën për të menaxhuar mbetjet në territorin e Tiranës.

 

Pjesë nga diskutimi: 

 

Jorida Tabaku: Në datën 27.03.2017 kërkesës së Alqi Bllakos për projektin e inceneratorit të Tiranës, të cilën ne e kemi administruar këtu si shkresë, jeni shprehur pro. Cila pikë e cilës gërme, e cilit nen të ligjit Nr.139 të vitit 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ju autorizon ta bëni këtë si kryetar i bashkisë Tiranë?

 

Veliaj: Më autorizon pika 12 e ligjit 10463, 23.09.2012 i qeverisë “Berisha” që sipas studimit të fizibilitetit referohet dhe parashikon se pika 12 “kryetarët e qeverisjes vendore, janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ në përputhje me kërkesat e këtij ligji” . Kam zbatuar një ligj që shumica juaj ka aprovuar në parlament.

 

Tabaku: Ky ligj siç e thatë edhe ju është për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ju keni një ligj që organizon qeverisjen vendore, që ka kompetenca të ndara mes trupave të ndryshme, institucioneve të ndryshme dhe që i ka kompetencat e ndara. Cila pikë, e cilit nen që unë përmenda në ligjin Nr.139 “Për organizmin e pushtetit vendor”, ju ka autorizuar ju për këtë veprim?

 

Veliaj: Më ka autorizuar pika 1 e nenit 5 të ligjit Nr.139 “Për vetëqeverisjen vendore i ndryshuar”, në germën “gj” të nenit 64 përcakton se “ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët. Per sa kohe qe jam zgjedhur kryetar i bashkisë.

 

Tabaku: Sipas pikës 5 qe ju referuat ju nuk e keni kete kompetence qe keni firmosur kete shkrese. Ju keni kompetenca qe nuk i ka Keshilli Bashkiak. Kjo është nje kompetence qe i takon Këshillit Bashkiak.

 

“Ja ku e keni vendimin e Këshillit Bashkiak. Unë vij i përgatitur dhe nuk dëgjoj Monikën në televizor dhe bëhem gazi i botës. hedh Monika një gur në lum dhe gjithë të mençurit turren”, tha kryebashkiaku.

 

“Ti je gënjështari më i madh në vend dhe më tregon mua gënjeshtra”, tha Tabaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re