Në Shqipëri, sipas shifrave zyrtare rezultojnë vetëm 7 pacientë të prekur nga Covid-19 që i janë në terapi intensive.

Në përditësimin e të dhënave më të fundit, të datës 1 Maj theksohet se ka vetëm shtatë pacientë, ku katër prej tyre janë të qarkut të Tiranës.  Dy pacientët e tjerë janë në qarkun e Shkodrës dhe një në Durrës.  Sa i përket pacientëve që janë duke marrë një trajtim mjekësor në spital shifra është 26 gjithsej. Shifra më e lartë i takon Durrësit,  Shkodrës dhe Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare në janë 230 pacientë të vetizoluar në shtëpi të prekur nga koronavirusi që po trajtohen. Që nga shfaqja e pandemisë në muajin mars në Shqipëri janë regjistruar 782 raste, janë shëruar 488 shtetas, ndërsa 31 shtetas fatkeqësisht kanë humbur jetën. Rreth 8500 testime janë kryer në total nga institucionet e specializuara të shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re