Moti për fundjavë pritet të jetë nën ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, sipas parashikimit nga SHMU.

Dita e shtunë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në fundjavë pritet edhe rritje temperaturash kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

347120138_628697712159003_2029590033933071837_n

Duke nisur nga dita e dielë vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme, ku prej orëve të mesditës do të ketë shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.

348256393_789468289427814_9093783359735916655_n

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re