Moti për këtë javë pritet të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit që ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës do të vijojë të jetë prezente në 5 ditët e ardhshme.

Sipas parashikimit nga SHMU, ndikimi i anticiklonit  Afrikanë do të sjelli mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta.

Pritet që të kemi orë të gjata me diell dhe masa ajrore të thata, ku termometri do të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

361342310_687093360082049_8106148239211004907_n

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re