Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të paqëndrueshme atmosferike, ku dita e shtunë parashikohet të jetë e kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht pas orëve të mesditës.

Sipas parashikimit nga SHMU këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra, ndërsa për ditën e diel në vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

352695743_1667300440375955_1566474562089599052_n352303775_1667300563709276_2257539103345131391_n

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re