Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), dita e diel pritet të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.

Reshjet nuk parashikohen, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare. Temperaturat parashikohet të arrrijnë deri ne 29 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim dhe intensitet të ulët deri mesatar, me shpejtësi që varion nga 2 deri në 10 metra për sekondë.

Deti pritet të jetë i qetë, me një valëzim të lehtë që do të variojë nga 1 deri në 2 ballë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko