Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar aktivisti Rigers Xhemollari, i cili ka folur në lidhje me protestat kundër rritjes se çmimeve që janë mbajtur në Tiranë dhe qytetet e tjera.

Ai tha se çmimet kanë shkuar aty ku nuk mban më, ndaj edhe qytetarët kanë dalë masivisht në protesta.

Xhemollari i bëri edhe thirrje policisë të qëndrojë larg protestës pas informacioneve se po intimidon qytetarë dhe biznese.

Ndër të tjera ai tha se rritja e çmimit të naftës dhe paralajmërimi i Ramës se mund të shkonte edhe në 300 lekë për litër, bëri që qytetarët të dilnin në protesta.

Xhemollari: Ishin shumë faktorë, dolëm edhe në tetorin e vitit të kaluar. Paketa e rezistencës erdhi për shkak të protestës, qytetarët e vlerësojnë protestën si mjet për të arritur kërkesat e tyre, do të donim sërish një të shtunë si ajo që shkoi, ku e gjithë Shqipëria proteston.

Nga dita e parë deri sot kanë folut mbi 100 qytetare, në shkallaren e protestës. Iu dhemb xhepi kur cmimet janë rritur, nuk ka rëndsi akuzat nëpër portale.

Ne na mbaroi benzina e gjeneratorit të fonisë se s’kishim mundësi ta mbushnim, imagjino të kishim beniznë të merrnim qytetarë, ka patur protesta në rrethe, në Gramsh, Korca, Shkodra, Mirdita, kishte sensibilitet.

Tirana sherbeu si një gjenerator i protestës, na kanë ardhur informacione se polica po intimidon qytetarët edhe bizneset, i bëj thirrje të qëndrojnë larg protestës.

Nuk ka rëndësi numri i pjesëmarrësve në protestë. Çmimet kanë shkuar ku nuk mban më, ne i kërkojmë që të jap një zgjidhje, qëllimi të arrihet që nafta të jetë sa vendet e rajonit, ne nuk jemi më të pasur se ata, shuëm qytetarë janë në varfëri ekstreme.

Tabelat e karburantit shërbyen si një indicie për protestat. Kur shkoi 2600 dhe Rama tha se jemi në lufte e mund të shkojë 300 kjo i trembi qytetarët për një krizë të mundshme humanitare, iu përgjigjën thirrjes së protestë.

Mendoj që protesta ia arriti qëllimin e saj. Fermerët, bizneset, Shoqata e Transportit Publik iu ka ardhur aty ku nuk mban më.

Paketa e rezistencës?

Xhemollari: Kjo paketë është një rezultat i presionit të protestave qytetare, shumica e pikave ishin të parashikuar nga buxheti i vitit 2022.

Pati efekte pozitive, nuk do të ketë rritje të biletës. Nuk u kënaqa se nuk përfshiu ushqimet e shportës dhe ato cdo ditë po rriten, qe i shërbejnë sofrës së një shqiptari.

Ne do të jemi sa kohe që ka qytetarë, do mbështesim zërin e tyre. Është një reagim që nuk vjen vetëm nga Tirana.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re