Në Tiranë për katër ditë me rradhë u zhvillua kampionati europian i taekuondos U21. Për herë të parë në Shqipëri u mbajt një kompeticion i rëndësishëm për këtë disiplinë, ku garuan mbi 450 sportistë nga 36 shtete.

 

Ish-presidenti i  federatës së taekuondos Endri Hoxha tregon për Vizion Plus, se si erdhi ky eveniment në vendin tonë.

 

ENDRI HOXHA

ZV.MINISTER I SPORTIT

 

Ka qënë  vertetë një ëndërr për federatën shqiptare të taekëondos që të këtë një event europian under 21. Kam qënë vet iniciatori i këtij turneu vitin që kaloi,e kemi nisur me shumë besim që ne do ja dalim.Nuk kishim asnjë mbështetje por ne nuk zgjodhëm të protestonim por me punë ne u bëm ojesë e bordit të federatës europiane dhe më pas pjesërisht kemi filluar duke fituar besimin tek federate europiane.

 

Sportistët nga vende të ndryshme të Europës treguan eksperiencën e tyre në këtë kampionat.

 

SPORTIST NGA FRANCA DHE GREQIA

 

Jam shumë i lumtur që mora pjesë në këtë kampionat të zhvilluan në Shqipëri.Këtu është shumë bukur më pëlqën organizimi dhe atmosfera.

Këtu është shumë bukur përvec se kemi ardhur për të garuar keto ditë kemi vizituar edhe Tiranën.

 

Në ditën e fundit të kampionatit u ndanë çmimet sipas kategorive të ndryshme: vendin e parë në kategorinë 46 kg e mori sportistja nga Ukraina Viktoria Nahurna .

 

VIKTORIA NAHURNA

SPORTISTE

 

Jam shumë e lumtur që mora cmimin e parë dhe ky cmim shkon për familjen time ,trajnerin tim si dhe për shtetin tim që ndodhet në një situate të vështirë.

 

Turqia u shpall si ekipi që mori më shumë medalje në këtë kompeticion.

 

TRAJNERI I EKIPI TURK

 

Jam shumë i lumtur që u vlerësuam si ekipi më i mirë në këtë kampionat,sportistët e mi kanë dhënë maksimumin dhe i falenderoj shume. Ky ishte një organizim perfekt nga Shqipëria.

 

Drejtori i i federatës Shqiptare të Taekuondos Marsel Peti rendit përfitimet që ka sjellë ky aktivitet në Tiranë.

 

MARSEL PETI

DREJTOR I FEDERATES SE TAEKËONDOS

 

Kanë qënë rreth 1000 veta ku kanë qënduar 4 ditë në Tiranë ,në hotelet tona,duke shijuar gjithashtu gatimet tona tradicionale,dyqanet ,shërbimet që ne ofrojmë kështu që ne treguam që jemi  një vend në zhvillim dhe që e duam sportin e po punojmë fortë për këtë duke e treguar të gjithë bashkë si ekip.

 

Kampionati Europian i Taekuondosë U21 u zhvillua në pallatin e sportit Feti Borova. Ai startoi më 27 shtator dhe mbylli dyert tre ditë më pas, duke bërë bashkë të gjithë sportdashësit nga vende të ndryshme të Europës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re