Digjet shtëpia e 59-vjeçares – Vizion Plus
Një banesë u shkrumbua pasditen e kësaj të marte në lagjen “Partizani” në Vlorë. Policia njoftoi se shtëpia e djegur është e 59-vjeçares me iniciale D. M.. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është bërë shkak për zjarrin.