Çarja e argjinaturës së Devollit përmbyt mbi 3 mijë ha tokë, mbetet i bllokuar aksi Qafë Plloçë-Qukës

Në Korçë, situata e shkaktuar nga reshjet e dëborës dhe përmbytjet përqendrohet në disa problematika kryesore. Argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit. Nga reshjet e borës nuk raportohen problematika. Aksi rrugor Qafë Plloçë–Qukës mbetet … Read more

Vjosa del nga shtrati! Bllokohet aksi i vjetër Fier–Vlorë, policia devijon qarkullimin

Aksi i vjetër rrugor që lidh Fier me Vlorë është bllokuar përkohësisht për shkak të pranisë së ujit që ka vërshuar në rrugë pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Si masë sigurie, qarkullimi i automjeteve është devijuar në autostradë dhe do të vijojë në këtë mënyrë deri në tërheqjen e ujit nga segmenti i … Read more

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, zbardhet aksi Boboshticë-Dardhë

Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës. Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të … Read more

Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, fermerët në Greqi sërish në protestë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjencat shëndetësore

Është përshkallëzuar protesta e fermerëve në Greqi. Edhe këtë të shtunë policia Kufitare Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar. Njoftohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm … Read more

Protesta e fermerëve grekë, aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet nga ora 15:00-20:00

Greqia është paralizuar nga protestat e fermerëve të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni. Përmes një njoftimi nga Policia kufitare bëhet me dije se edhe sot aksi Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq do të jetë i bllokuar nga ora 15:00-20:00 (me orën shqiptare). Policia kufitare e … Read more

Fermerët grekë sot në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se sot, 30 nëntor, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestave të fermerëve grekë. Vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të qarkullojnë në këtë fashë orare. Policia kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve … Read more