Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen disa automjete
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë. Disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Një prej drejtuesve të mjeteve ka marrë disa dëmtime të lehta.














