Ukrainë, rrëzohet një avion transportues AN-26

Administrata Rajonale në Zaporizhzhia të Ukrainës njoftoi se është rrëzuar një avion transportues i llojit AN-26. Sipas një deklarate nga Administrata, avioni transportues AN-26, i cili po kryente fluturim në rajon, u rrëzua për shkaqe teknike. Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se për shkak të aksidentit ka të plagosur.