Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt/ Viktima ish-polic kishte vrarë në ‘95, pas arrestimit u arratis në ‘97. U ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e Frrok Lleshajt, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu. Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, … Read more

U arratis nga dhomat e paraburgimit/ Arrestohet pas disa muajsh Nazmi Liçi, i dyshuar për disa vjedhje

KAVAJË- Arrestohet në Kavajë Nazmi Eduart Liçi pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje në Elbasan. Ai u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor 2024. Sipas Policisë, Nazmi Liçi, akuzohet për pesë vjedhje në Kavajë dhe Golem. Pas arrestimit, Liçi do të përballet me akuzat që janë ngritur në adresë të tij

Përplasi 5 këmbësorë me makinë, braktisi mjetin në rrugë dhe u arratis! Arrestohet shoferi 39-vjeçar

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se përplasi pesë këmbësorë në Tiranë. Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe … Read more

Ishte në një restorant në Gjirin e Lalzit, arrestohet Xhevdet Plaku! “Akili” u arratis rreth 4 muaj më parë nga burgu në Itali

Policia ka arrestuar në një restorant në Gjirin e Lalzit, Xhevdet Plakun, i cili u arratis nga burgu i Ankonas në Janar të këtij viti. Xhevdet Plaku Xhevdet Plaku, me 25 identitete, u prangos pasi policia mori informacione për disa persona që ndodheshin në ambientin e restorantit, me dyshime se ishin të armatosur. Gjatë kontrollit … Read more

Vendosi maskë silikoni në të gjithë fytyrën dhe bark artificial, si u kamuflua vrasësi i Renato Hoxhajt! Pas krimit, dyshohet se u arratis drejt Greqisë

Detaje të reja dalin nga vrasja e Renato Hoxhajt, i ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e 27 Prillit në Vlorë. Autori i vrasjes dyshohet se ka qenë i maskuar me maskë silikoni në të gjithë fytyrën. Gjithashtu ka vendosur një maskë AntiCovid dhe një kapele, si edhe dyshohet se ka vendosur edhe bark artificial. Të … Read more

EMRI/ U arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit, arrestohet pas dy muajsh i dënuari

Është arrestuar as rreth dy muajsh në arrati 49-vjeçari Daut Laze, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025. Kujtojmë se gardianët kanë konstatuar mungesën e tij vetëm në momentin kur është bërë ndërrimi i turneve, ndërkohë Policia e Shtetit iu vu në ndjekje, dhe u be … Read more