Kreut të PD-së nuk i binden as familjarët: Djali i xhaxhait të Lulzim Bashës do të votojë nesër, për Erion Veliaj
Lulzim Basha ka bërë thirrje që nesër asnjë shqiptar të mos votojë. Por, me sa duket atë nuk e dëgjojnë as vetë familjarët e tij. Djali i xhaxhait të tij, Altin Basha, ka deklaruar se nesër do të dalë të votojë. Ai madje ka bërë publike edhe votën, për Erion Veliajn.