LAJM I FUNDIT/ Adoleshentja tenton ti japë fund jetës, konsumoi 60 pilula paracetamol
Një 16-vjeçare në qytetin e Korçës ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar 60 pilula paracetamol. Policia njofton se adoleshentja me iniciale S.K banuese në fshatin Vloçisht, është dërguar me urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.














