Provoi mbështetjen kavajase dhe kërceu mbi kofanon e “Range Rover”, Lulzim Basha gjobitet me 50 milionë lekë
Kreu i PD Lulzim Basha gjobitet me 50 milion lek nga Policia. Kjo gjobë vjen pas shkeljes flagrante të masave anti-Covid kryedemokrati, dje në Kavajë. Qindra simpatizantë u mblodhën në mes të qytetit për të pritur kreun e PD, ndërsa vetë Basha u ngjit mbi mjetin e tij tip “Range Rover” dhe i falenderoi.