Mblidhet kryesia e PD, zbulohet data kur do të mbahet protesta kombëtare

Është mbledhur sot kryesia e PD, teksa Sali Berisha e drejtonte atë virtualisht. Në mbledhjen e kësaj të hënë u caktua data e protestës kombëtare, e cila do të mbahet më 12 korrik në orën 20:00. “Detyra jonë është një dhe vetem një, shpëtimi i Shqipërisë nga ky regjim dhe krijimi i qeverisë teknike. Rëndom … Read more

“Pa aleancë të ngushtë me SHBA, PD nuk vjen në pushtet”/ Pasi vula e partisë i kaloi Berishës, Basha: Nuk ka bashkëpunimin me hijet e së shkuarës

Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryeministrit Sali Berisha, drejtimin e Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha përjashton çdo formë bashkëpunimi me ata që i cilëson si hije të së shkuarës që janë kthyer në simbole të korrupsionit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Basha deklaroi se ai do të vijojë … Read more

Berisha nga arresti i shtëpisë kërkon interpelancë urgjente me Ramën, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit

Sali Berisha kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkesë të cilën e ka dërguar në Kuvend. Në këtë kërkesë Berisha kërkon interpelancë lidhur me tendera që sipas tij janë fituar nga familjarë të Ramës. Kërkesa e plotë: Znj. Kryetare e Kuvendit, Së pari, Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të saj Sali Berisha, ka … Read more

Gjekmarkaj e Noka me kreun e grupit parlamentar të “Forza Italia”: Italia të na ndihmojë në sensibilizimin e burgosjes se Berishës

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj u takuan këtë të martë në mjediset e Parlamentit Italian me kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia Paolo Barreli dhe deputetin Alessandro Batilocchio. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike diskutuan mbi situatën në Shqipëri dhe cenimin e standardeve demokratike. Fokus i bisedës ishte masa “arrest shtëpie” ndaj … Read more

“Procesi ndaj Berishës, pjesë e strategjisë për pastrimin e rrugës për Ramën”, avokati i ish-kryeministrit: Synojnë djegien e mandatit të tij dhe largimin nga politika

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar vendimin e fundit të gjykatës për të mos liruar nga arresti në shtëpi klientin e tij. Gjokutaj u shpreh se procesi ndaj Berishës është pjesë e strategjisë për pastrimin e rrugës së Edi Ramës për zgjedhjet e 2025-ës.