Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik, raportohet për të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik. Vizion Plus mëson se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtoj i vjetër, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga raportimet paraprake flitet për 4 persona të plagosur.