Zjarr në fshatin Dukat, Vlorë.Përfshihen kodrat e zonës Sotiran
Një vatër zjarri është aktive paraditen e sotme në kodrat e fshatit Dukat, në zonën e njohur si Sotiran, në bashkinë Vlorë. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi të dendur.