Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni bie në humnerë, dy viktima dhe një e plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Kabash-Porocan në Gramsh. Sipas raportimeve, një kamion ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i kamionit dhe një mësuese. Ndërkohë, një infermiere ka mbetur e plagosur.