VIDEO/ Përfshihet nga flakët një vendgrumbullim mbetjesh në Fier
FIER– Një vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës, në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zona është mbuluar e gjitha nga tymi duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.