Skip to content

“Tahir Muhedini refuzoi koalicionin me grekët dhe Aleancën e Qelbësirave”

Kreshnik Spahiu shkruan se themeluesi i lëvizjes came, Tahir Muhedini, refuzoi të jetë në koalicion me grekët.

“Patriot lind, nuk bëhesh: Themeluesi i lëvizjes çame Tahir Muhedini refuzoi koalicionin me grekët dhe Aleancën e Qelbësirave.

Jam krenar që miku im, nuk e shiti kauzën tonë kombëtare dhe tokën e tij amtare Çamërinë.

Ai mu gjend pranë në ditët e para të lëvizjes Kuqezi dhe unë i bëj thirrje miqve të mi por edhe mediave ta mbështesin këtë patriot të paepur kundër tradhtarve që u shitën tek Athina.

(Foto 2012: Në ditët e themelimit Aleancës Kuqezi dhe PDIU)”, shkruan Spahiu.

Kujtojmë që Tahiri Muhedini vendosi të jetë në listën e PS-së në Tiranë, edhe pse shumë poshtë në renditje.