Skip to content

Tahiri: AAK-PSD është mbi 15%, prijmë në disa komuna

1 2
Tahiri AAK PSD eshte mbi 15 prijme ne disa komuna

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri ka dalë në një konferencë për media ku ka folur rreth rezultatit të koalicionit AAK-PSD.

Ai ka thënë se rezultati i exit-polleve është i pasaktë dhe se nga të dhënat e terrenit, AAK-PSD është në mbi 15 për qind. Ai ka përmendur disa komuna si Gjakova, Rahoveci e Obiliqi ku AAK po prin në rezultat.

Sipas Tahirit, kjo përqindje nuk është rezultati që e kanë pritur, por është rritje mbi 80% e votës së AAK-së.Ai ka bërë thirrje që të ketë vigjilencë të madhe nga vëzhguesit dhe të pritet rezultati përfundimtar nga KQZ.