Një foto e publikuar në rrjetet sociale që tregon ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në qeli nën shoqërinë e Klement Balilit, Safet Bajrit dhe një personi tjetër ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Ata shihen në fotografi duke konsumuar ushqim brenda qelisë në burgun Kosova e Lushnjes.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë një sqarim për fotografinë që ka qarkulluar sot në rrjet, duke thënë se gjatë kohës kur është bërë kjo foto, të katër personat ishin të burgosur në të njëjtin sektor.

Drejtoria e Burgjeve thekson se në burgun Kosova e Lushnjes, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ka një menzë kolektive për ngrënien e ushqimit.

Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, Drejtoria thotë se është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.

Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje dhe fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i burgut “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve, thuhet në reagim./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re