Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimin e bllokimit të pasaportës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
Ish ministri i Brendshem u paraqit sot rreth orës 09:30 minuta në Gjykatën e Krimeve të Rënda  për t’iu komunikuar masa shtrënguese që ka marrë ndaj tij gjykata, për bllokmin e pasaportes dhe mos lejimin e tij për tu larguar nga Shqiperia.
 
Tahiri shoqërohej nga avokati i tij, Maksim Haxhia.
 
Në këtë seance, ish-ministri Tahiri I është dashur  të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
 
Mësohet se Tahiri ka deklaruar në gjykatë se ai nuk ka udhetuar asnjëherë në ndonjë makineë me persona të inkriminuar dhe nuk ka bërë asnjë vepër penale.
 
Ish-ministri është shprehur para togave të zeza se është plotësisht i gatshëm për çdo hetim ndaj tij ndërsa pas daljes nga gjykata ai i tha shkurtimisht gazetarëve se do të fliste shumë shpejt ndaj të gjitha akuzave ndaj tij.
 
Në emër të ish ministrit foli për avokati Maks Haxhia i cili tha se nuk ka asnjë provë të re që justifikon masën e bllokimit të pasaportës së klientit të tij duke konfirmuar gjitashtu se do të apelojë këtë masë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re