Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi për dëshminë e ish kryeministrit Sali Berisha kundrejt tij.
 
Kërkesa është bërë pas dëshmisë së ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili deklaroi se ka marrë informacionin për kërcënimin nga një denoncim publik i bërë nga ish-kryeministri Berisha.
 
Tahiri ka deklaruar se pse Berisha nuk është marrë në pyetje në lidhje me mënyrën si e kishte marrë vesh këtë kërcënim, por shtoi se indicie ka qenë denoncimi publik dhe kishte thirrur në zyrë edhe Konin dhe Kulen. Sipas Tahirit asnjëri nga të dy nuk ka pretenduar që e njihte personin kërcënues.
 
Ndërkohë Drejtori i Policisë Haki Çako ka deklaruar se është vënë në dijeni për kërcënimin nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ai ka thënë se ka pasur një takim me Nikollën dhe bashkë me të edhe me rektorin në atë kohë Dhori Kule i cili i ka përmendur që një nga personat që e ka kërcënuar kishte qenë Shullazi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re