Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit është prononcuar për mediat pas lirimit të tij me kusht.

 

Maks Haxhia thotë se në gruaja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur. Si rezultat, duke patur fëmijë në ngarkim, Tahiri do të lirohet me kusht dhe do të ketë kontakt telefonik me shërbimin e provës.

 

“Gruaja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat nuk i shërben dot fëmijëve. Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret. Ka rrezikshmëri të ulët

 

Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, plotësimi e nevojave familjare. Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt telefonik. Ky vendim nuk apelohet.

 

Erdhën 3 grupe të ekspertizën. Tahiri nuk ka probleme me shëndetin.”- thotë Maks Haxhia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re