Gjykata e Krimeve të Rënda po zhvillon me dyer të mbyllura seancën në lidhje me ankimimin e ish-minsitrit Saimir Tahiri për zgjatjen e hetimeve.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti në gjykatë I shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.
Seanca gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së prokurorisë për ruajtje të sekretit hetimor.
Por ish-ministri ka reaguar në lidhje me këtë gjë duke deklaruar se dosja e tij nuk ka më sekrete pasi prokuroria, sipas tij, e zbardhi atë me një sms.
“Pas një vit e gjysmë nuk ka më sekrete, prokuroria ka nxjerrë lajme për dosjen time me SMS në media por nuk di ca sekreti ka më kjo dosje”
Tahiri kërkoi që të rrëzohet zgjatja e hetimeve në lidhje me dosjen.
Pak ditë më parë prokuroria vendosi zgjatjen e heimeve deri më datën 17 prill 2019.
