Skip to content

Tahiri në prokurori: Dorëzova prova decizive

 Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili po hetohet nga prokuroria për trafik droge ne lidhje me grupin Habilaj që u arrestua në Itali, iu drejtua këtë të hënë prokurorisë së Krimeve të Rënda ku depozitoi prova te reja në lidhje me këtë çështje.

 

Duke mos pranuar të jap detaje mbi provat e dorëzuara, Tahiri tha para mediave se do të flasë pas dy apo tre ditësh. Ai tha se ka dorëzuar prova që janë decizive për procesin.

 

Sakaq ai lëshoi mesazhe paralajëmruese se e vërteta do të merret vesh pas dy ditësh.

 

“Tani nuk mund të flasë. Por do ta merrni vesh pas dy ditësh. Kam dorëzuar një provë decizive për procesin. Pas dy ditësh besoj se do e merrni vesh”

Ish-ministri Tahiri iu drejtua organit të akuzës së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Maks Haxhia.