Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News, ku ka folur lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK sa i përket hetimit të dosjeve “të nxehta”.

Goxhaj tha se SPAK nuk ishte aty për të hetuar Ramën por në mënyrë që të justifikonte ekzistencën e kësaj strukture dhe po e bënte këtë gjë duke arrestuar ish ministra.

Mes të tjerash, avokati tha se Rama po e bënte këtë si një lloj shfaqje edhe për ish ministrin Tahiri i cili ishte shumë keq në burgun ku po vuante dënimin.

“SPAK-u në këndështrimin tim është pjesë integrale e kësaj agjende që aplikohet në Shqipëri prej 9 vitesh që është reforma e Sorosit. SPAK-u është instrumenti kryesor që Rama do të përdorë.
Unë besoj se në Shqipëri ka një konflikt real, mes atyre që drejtojnë, mes Ramës dhe Veliajt. Familja Soros ka një konflikt të brendshëm. Në Shqipëri është krijuar me të njëjtin projekt si Vettingut. Dhe kjo është projektuar nga Soros që para se të vinte në pushtet Rama. SPAK-u nuk është aty për të hetuar Ramën por është detyruar të fusë në burg ministra dhe ish ministra për shkak se nuk justifikohet dot ekzistenca e tyre.

Rama del si avokat mashtrues për t’u thënë njerëzve të vetë që unë po ju mbroj. Rama përkujdeset të japë një shfaqje publike sepse Saimir Tahiri është shumë keq në burg. Tahiri është një djalë i brishtë që është në burg tani me vrasës. Rama po kërkon të bëjë një shfaqje, nuk ka nevojë të dalë në TV për të dhënë mesazhe”– u shpreh Goxhaj mes të tjerash.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re