Avokati i Saimir Tahirit e konsideron skandaloz vendimin për dënimin e ish-ministrit.

 

Ai u shpreh para gazetarëve se nëse kjo është forma sesi luftohet korrupsioni, duke futur Tahirin në burg, politikanët e tjerë, duhet të vishen trashë, paralajmëroi ai.

 

“Dënimi me 3 vite e katër muaj, ishte e papritur dhe non sense juridik që të hiqej pezullimi. Ky vendim ishte për të kënaqur. Ky vendim ka të bëjë me faktin, pavarësisht që na bën optimist i tremben pafajësisë në GJL. Nuk justifikohet vendimi. Sot Tahiri siç e patë i kishte mundësitë mos të vinte, kishte njerëz që i thanë ik, po ai tha se do të përballej më drejtësinë. Ky vendim ishte një vendim për të njollosur Tahirin. I kishim diskutuar edhe më parë vendimet. Nëse kjo është Reforma që të luftohet korrupsioni, duke futur në burg Tahirin, të gjithë politikanët të vishen trashë”, deklaroi Maks Haxhia.

 

Në prononcimin e tij për mediat, Haxhia dha se Tahiri kishte marrë propozime për t’u arratisur nga vendi, por nuk kishte pranuar.

 

“Saimir Tahiri i kishte të gjitha mundësitë edhe të mos vinte. Kishte edhe njerëz që të mos paraqitej. Por ai tregoi disponueshmëri”, tha avokati.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re