Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka deklaruar se “Serbia është një shtet i madh i cili ka potencial për të qenë element i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Tajani në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Beograd, sot u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti i PE-së, në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit, tha se popujt në Ballkan pas luftërave meritojnë të jetojnë në një ambient të paqes.

Duke theksuar se para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) Serbia duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e Kosovës nëpërmjet një marrëveshjeje ligjore, Tajani është shprehur se, “Jam këmbëngulës për nevojën e vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Është tejet e rëndësishme që Serbia të gjejë një zgjidhje ligjore për këtë problem, para anëtarësimit në BE”.

Duke shprehur se PE dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova Oliver İvanoviç, Tajani theksoi rëndësinë e gjetjes së vrasësve dhe shtoi se interesat nuk mund të mbrohen me vrasjen e atyre që luftojnë për paqe, raporton aa.

Tajani duke u shprehur se Serbia është një pjesë e Evropës si në aspektin historik ashtu edhe në atë gjeografik, theksoi se ky shtet duhet të jetë anëtare e BE-së.

“Serbia është një shtet i madh i cili ka potencial për të qenë element i paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, tha Tajani.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë bëri të ditur se gjatë takimit me Tajanin kanë diskutuar për çështje të shumta. Ai falenderoi PE-në për mbështetjen e ofruar për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Vuçiç tha se me Tajanin kanë biseduar disa çështje, me theks të veçantë për çështjen e Kosovës dhe se ai është në dijeni se në çfarë pozite të vështirë ndodhet Serbia në çështjen e Kosovës.

Duke vënë theksin në rritjen e tregtisë mes Serbisë dhe BE-së, Vuçiç tha se vëllimi i tregtisë mes Serbisë dhe shteteve anëtare të BE-së gjatë 5 viteve të fundit është rritur për 47 për qind.

Vuçiç poashtu theksoi rëndësinë e mesazheve për paqe të dhëna pas takimit në Stamboll, të realizuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe anëtarin e Këshillit të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re