Filipinet u goditën nga shirat e dendur për shkak të tajfunit Doksuri, por ekstremet nuk e penguan një çifti që të martohej.

Ata u kurorëzuan në një kishë të përmbytur në Malolos të dielën më 30 korrik pasi tajfuni goditi zonën, sipas BBC.

Aty uji kishte arritur mbi kyçin e këmbës, siç shihet edhe nga pamjet që kanë dalë në dritë. Madje nusja kishte nevojë për ndihmë për të arritur tek dhëndri.

Filipinet u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm për shtatë ditë të sjella nga tajfuni Doksuri dhe të forcuara nga tajfuni Khanun. Fshatrat në veri të vendit u goditën më rëndë, me shtëpi të zhytura në ujë dhe banorë të detyruar të udhëtonin me varka të vogla prej druri, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re