Tajlanda i ka dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme në kryeqytetin Bangkok.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos për një javë mes protestave të vazhdueshme anti-qeveritare, me çka u ndaluan tubimet e mëdha.

Gjendja e jashtëzakonshme zyrtarisht u hoq në mesnatë. 

“Masa ndjek një de-përshkallëzim të situatës që lejon autoritetet të përdorin ligjet ekzistuese për të menaxhuar protestat”, thuhet në Gazetën Mbretërore të nënshkruar nga kryeministri Prayut Chan-o-cha.

Demonstratat kanë vazhduar në disa pjesë të vendit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, shpërbërjën e parlamentit, reformat në monarki dhe lirinë për të kritikuar qeverinë.

Protestuesit po ashtu kërcënuan me mbajtjen e një tjetër tubimi të madh të dielën nëse kryeministri refuzon të tërhiqet.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re