Të paktën 48 persona e kanë humbur jetën dhe 118 të tjerë janë plagosur si pasojë e daljes së trenit nga binarët në rajonin Hualien në lindje të Tajvanit.

Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Tajvanit (CNA) të cilin e bazon mbi burimet e Administratës Zjarrfikëse të Tajvanit, thuhet se treni me 8 vagonë që transportonte rreth 350 udhëtarë u përplas derisa ishte në hyrje të tunelit Chinshui në rajonin Hualien me një vinç që ishte parkuar në një kodër pranë binarëve të trenit dhe që rrëshqiste mbi shina për arsye ende të panjohura.

Me efektin e përplasjes 5 vagonët e parë të trenit dolën nga kontrolli dhe treni ndaloi duke u përplasur me muret e tunelit me hekurudhë njëkalimëshe.

Si pasojë janë dëmtuar rëndë vagonët 4 dhe 5 të trenit ndërkohë që në vendngjarje u dërguan ekipet zjarrfikëse dhe të kërkim-shpëtimit.

Në aksidentin e ndodhur në orën 09:28 sipas kohës lokale, u njoftua se 48 persona e kanë humbur jetën dhe 118 të tjerë u plagosën ku 7 prej tyre në gjendje të rëndë.

Zyrtarët kanë njoftuar se dyshojnë që drejtuesi i vinçit nuk kishte tërhequr frenat e dorës.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka kërkuar nga ministritë dhe institucionet përkatëse që të fillojnë punimet e nevojshme lidhur me aksidentin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re