Ndërsa e gjithë bota lufton me pandeminë COVID-19, Tajvani shënoi ditën e 200-të pa asnjë rast të vetëm.

Përgjigja e Tajvanit ndaj pandemisë wshtw një nga më të efektshmet në botë.

Ishulli me 23 milion njerëz regjistroi për herë të fundit rastin COVID-19 më 12 prill, në Pashkë.

Arritja e Tajvanit në luftën kundër infeksionit COVID-19, shkaktuar nga koronavirusi i ri (SARS-CoV-2), vjen në një kohë kur Franca dhe Gjermania po prezantojnë një bllokim të ri dhe kur Amerika po regjistron 88,000 njerëz të infektuar në ditë.

Shteti i Florida i SHBA, popullsia e të cilit është pothuajse e njëjtë me Tajvanin, identifikoi 4,188 raste vetëm të mërkurën.

Tajvanit nuk iu desh kurrë të fuste një bllokim, as nuk iu drejtua kufizimeve drastike të lirive civile si në Kinën kontinentale.

Në vend të kësaj, Tajvani veproi shumë shpejt sapo u shfaqën zërat për COVID-19. Autoritetet tajvaneze filluan kontrollimin e pasagjerëve në fluturimet direkte nga Wuhan-i, një qytet kinez ku virusi u identifikua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Tajvani konfirmoi rastin e parë COVID në 21 janar, dhe menjëherë më pas ndaloi hyrjen e udhëtarëve nga Wuhan-i në vend. Të gjithë pasagjerët që mbërrinin nga Kina kontinentale, Hong Kongu ose Makau duhet të kalonin një kontroll të hollësishëm.

Më herët, Tajvani ka patur përvojë në luftimin e virusit.

Pasi pësoi fillimin fatal të sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS në 2003, gjithashtu një koronavirus, autoritetet tajvaneze kanë punuar për të ndërtuar dhe zgjeruar kapacitetet si reagim ndaj pandemive.

“Kështu që kur dëgjuam se kishte raste të pneumonisë akute në Kinë, që pacientët po trajtoheshin të izoluar, ne e dinim se ishte diçka e tillë”, tha kohët e fundit ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu.

Autoritetet kanë krijuar një qendër qendrore epidemiologjike që synon forcimin e koordinimit midis ministrive, të krijuar pas shfaqjes së SARS në 2003. Gjithashtu, qeveria ka rritur prodhimin e maskave, ka investuar shumë para për testimin masiv dhe vendndodhjen e shpejtë të kontakteve.

Ish-zv/kryeministri tajvanez Chen Chien-jen, i cili është një epidemiolog me profesion, tha se bllokimi nuk është zgjidhja.

“Kërkimi shumë i kujdesshëm i kontakteve dhe karantina shumë e rreptë e kontakteve të ngushta, janë mënyra më e mirë për ta vendosur virusin nën kontroll,” tha ai, njoftoi CNN.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re