Tensionet po përshkallëzohen në Tajvan. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi sot se ka dërguar avionë dhe anije për t’iu përgjigjur “në mënyrë të duhur” manovrave kineze rreth ishullit.

Anijet luftarake, avionët dhe dronët kinezë vazhduan stërvitjet ushtarake këtë mëngjes, me sulme të simuluara ndaj anijeve luftarake të Tajvanit, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e ishullit.

Kryeministri i Tajvanit Su Cheng-chang tha se Kina ka përdorur “me arrogancë” lëvizjet ushtarake për të prishur paqen dhe stabilitetin rajonal.

Duke folur me gazetarët në Taipei, Suh i bëri thirrje gjithashtu Pekinit që të mos bëjë një shfaqje të fuqisë ushtarake dhe dënoi “armiqtë e huaj” të cilët ai tha se po përpiqen të demoralizojnë njerëzit tajvanez përmes sulmeve kibernetike dhe fushatave të dezinformimit.

SHBA: Veprimet e Kinës janë të rrezikshme

Shtëpia e Bardhë tha se veprimet e Kinës në dhe rreth ngushticës së Tajvanit janë provokuese dhe të papërgjegjshme, pasi zyrtarët tajvanezë u ankuan se avionët luftarakë dhe anijet kineze kryen një sulm të simuluar në ishull.

“Këto aktivitete përfaqësojnë një përshkallëzim të rëndësishëm në përpjekjet e Kinës për të ndryshuar status quo-në. Ata janë provokues, të papërgjegjshëm dhe rrisin rrezikun e gabimit”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

“Ata gjithashtu shkojnë kundër qëllimit tonë afatgjatë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, të cilin bota e pret,” tha zëdhënësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re