Që prej kur nisën negociatat Tiranë – Athinë në lidhje me Marrëveshjen e re Detare, dy kryeministrat, Rama e Tcipras kanë realizuar takimin e radhës mes tyre, në Londër, por jo me atmosferën e zakonshme “miqësore” ku veçohen të buzëqeshurat nga dy palët.

Madje dhe njoftimi i takimit ka qenë me një gjuhë të ftohtë zyrtare, e gjitha në sinkron me çehren e ngrysur të të dy kryeqeveritarëve.

“Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re