Skip to content

Takim “i fshehtë” me Thaçin? Kryeministri Rama filmohet duke shkuar në vilën qeveritare në Vlorë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është parë duke shkuar në vilën qeveritare në Vlorë, ku pritet të realizojë një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Ky i fundit është fotografuar ditën e sotme në Ardenicë të Fierit, ndërsa mbetet në qendër të diskutimeve pas aktákuzës së Prokurorisë së Hagës për vrásje të palígjshme dhe kríme lùfte.

Për këtë arsye, Thaçi anuloi vizitën në Washington, e cila do të mbahej më 27 qershor për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Edhe Hoti anuloi pjesëmarrjen në takimin e ndërmjetësuar nga Richard Grenell. Pas këtyre vendimeve, Rama zgjodhi që të dërgonte Ministrin në Detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Cakaj udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara, por që vizita nuk u bë publike e as agjenda e takimeve. Një ditë pasi doli lajmi, Cakaj publikoi fotografi me Grenell duke thënë se nuk ka plane të fshehta për shkëmbimin e territoreve në marrëveshje.



/faxweb