Po përflitet masivisht për një takim sekret mes presidentit Ilir Meta
dhe Kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar në Gjirin e Lalzit pak ditë më
parë.

Lajmi ka ngjallur jo pak interes për shkak të marrëdhënieve te
tensionuara mes Metës dhe Ramës, të cilët i kanë shpallur “luftë të
hapur” njeri-tjetrit. Madje PS e ka shpallur presidentin si “armik të
kushtetutës” dhe si të tillë ka nisur procedurën për shkarkimin e tij.

I pyetur nga “Panorama Online” lidhur me një takim të supozuar mes
Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në Lalëz, zëdhënësi i
Presidentit, Tedi Blushi u shpreh se: “Ky është një thashetheme
plazhi!”.

Ftesat dhe takimet ‘sekrete”

Para ditës së votimeve, ftesat nuk kanë munguar nga Meta në adresë të
Ramës. Ai e ka pritur Ramën në Presidencë për të diskutuar rreth
mundësisë së shtyrjes së datës së zgjedhjeve, por sipas Presidentit,
Rama ditën e takimit ka shkuar të lahet në një pishinë afër Presidencës
dhe nuk shkoi në takim me kreun e shtetit.

Takim i fundit ‘sekret’ mes Metës dhe Ramës ka qenë në Pallatin e
Brigadave, ku vetë kreu i shtetit ka rrëfyer rezultatet e këtij takimi.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e
Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam
unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte
datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i
surprizuar nga vendimi im. Në 24 maj dhe publikisht kam shprehur
gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të
palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për
një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë
para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se
nuk e vë në diskutim 30 qershorin.

S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke
vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të
komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo
është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin
e tij. Megjithatë ka kohë të reflektojë”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re