Skip to content

Takim i një Sukhoi rus me dy bombardues amerikanë mbi Balltik

Aeroplani luftarak rus Sukhoi-27 kapi dy bombardues B-1B Lancer që i përkisnin Forcës Ajrore Amerikane dhe takimi u zhvillua mbi Detin Baltik, njoftoi shërbimi në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë.

Radarët rusë më parë zbuluan dy objektiva që i afroheshin territorit rus, njoftoi Tass.

Një Sukhoi-27 rus u ngrit menjëherë nga një bazë ushtarake perëndimore në Rusi për të kapur bombarduesit.

“Ekuipazhi i avionit luftarak rus i ka identifikuar aeroplanët si bombardues strategjikë B-1B dhe ato i përkasin Shteteve të Bashkuara”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

Bomberët amerikanë nuk shkelën hapësirën ajrore ruse dhe u larguan nga zona, shtoi deklarata.

Më 2 shkurt, Komanda Evropiane Amerikane (EUCOM) njoftoi se Shtetet e Bashkuara po vendosnin bombardues B-1B në Norvegji për herë të parë.