Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Xhaçka thekson se takimi ishte konstruktiv për thellimin e partneritetit strategjik.

“#KrahPërKrah – Gjithmonë kënaqësi të takoj ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Partneriteti strategjik me SHBA mbetet themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi që u konfirmua mbështetja e vazhdueshme dhe e zgjeruar, nga një prej miqve dhe partnerëve më të mirë të Shqipërisë.”, shkruan Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re