Gjatë prezantimit të paketës fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël, kryeministri Edi Rama ka habitur me mburrjet duke thënë se janë në Shqipëri janë 2.400 biznese më shumë se para mbylljes totale nga pandemia.

“Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e të gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia. Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktivitetin, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur, por ka pasur dhe nga ata që kanë hapur, madje më shumë ka nga ata që kanë hapur. 2400 biznese të vogla më shumë, me siguri ka luajtur rol edhe mbështetja që u dhamë bizneseve të vogla gjatë pandemisë, duke ua hequr lakun nga fyti, pa qenë në kthetrat e falimentimit”.

Ai ka bërë dhe një krahasim të sistemit tatimor sot, me atë para vitit 2013. Kryeministri thotë se atëherë ishin 60 mijë biznese dhe tatoheshin 10%, kurse sot janë 110 mijë dhe tatimi është 0.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re