Skip to content

Takim midis Kryetarit

57080003 2665079496841202 4737709575891845120 n

Në ambientet e Bashkisë Lushnje u zhvillua një takim midis Kryetarit të Bashkisë Lushnje z.Fatos Tushe dhe Dekanit të Fakultetit të Planifikimit dhe Mjedisit të Universitetit Polis Tiranë Prof.Dr.Sherif Lushaj, ku ishin të pranishëm dhe studentë të këtij fakulteti.

Qëllimi i këtij takimi: informimi dhe zhvillimi i bujqësisë brenda territorit të Bashkisë Lushnje. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë z.Fatos Tushe bëri një pasqyrim të detajuar mbi zhvillimin e bujqësisë, ekonomisë, planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe vlerat kulturore, historike e natyrore të Bashkisë Lushnje.

Studentët e fakultetit të Planifikimit dhe Mjedisit të Universitetit Polis Tiranë, treguan një interes të lartë përgjatë këtij takimi duke drejtuar pyetje të shumta, të cilat morën përgjigje nga vet Kryetari i Bashkisë Lushnje z.Fatos Tushe.