Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev janë takuar në Soçi.

Gjatë takimit, Putin tha se marrëdhëniet politike dhe tregtare mes dy vendeve vazhdojnë të zhvillohen dhe se vëllimi i tregtisë mes dy vendeve është rritur me 11 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rusia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Azerbajxhanit”, tha Putin.

Duke thënë se problemet në Karabak vazhdojnë, Putin shtoi: “Paqeruajtësit rusë po luajnë një rol pozitiv në rajon. Observatori i përbashkët turko-rus po punon gjithashtu në mënyrë efektive. Fatkeqësisht, ka incidente dhe humbje në rajon”.

Ai tha se për Karabakun do të diskutohet në detaje në samitin e sotëm trepalësh, ku do të marrë pjesë kryeministri armen, Nicole Pashinyan. “Sot jemi mbledhur për të krijuar kushtet e nevojshme që njerëzit të jetojnë në paqe në Karabak dhe të zhvillojnë rajonin. Do të shohim se çfarë është bërë, çfarë mund të bëhet”, tha Putin.

Aliyev tha se ishte i kënaqur me zhvillimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Rusisë.

Duke thënë se ndjejnë keqardhje për zjarrin në minierën e qymyrit në zonën ruse Kemerovo, Aliyev shprehu ngushëllimet e tij për humbjet e jetëve. Ai i cilësoi marrëdhëniet me Rusinë si një partneritet strategjik, duke shtuar se po fokusohen në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

Presidenti azerbajxhanas tha se kanë zbatuar shtatë udhërrëfime me Rusinë, të cilat mbulojnë ekonominë, transportin dhe fushën humanitare.

Ai iu referua edhe tensioneve me Armeninë.

“Gjatë një viti nuk ka pasur konflikte apo incidente serioze në rajonin e kontrolluar nga Rusia. Ka pasur incidente të vogla që nuk përbënin një krizë sistematike. Përleshjet ndodhën në kufirin Azerbajxhan-Armeni. Por, ky nuk është territor nën përgjegjësinë e paqeruajtësve rusë. Për këtë duhet të flasim edhe mes ne dyve dhe mes ne treve. Ne duhet të flasim për kontrollin dhe minimizimin e rrezikut”, tha Aliyev.

Pas takimit dypalësh mes Putinit dhe Aliyevit sot në Soçi është planifikuar një samit trepalësh me pjesëmarrjen e Pashinyan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re