Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn, me të cilin kanë pasur vazhdimisht përplasje gjatë viteve të fundit, e madje padi në gjyq për shpifje.

Takimi është zbardhur nga vetë Haradinaj, i cili i ka kërkuar Edi Ramës ndërtimin e hekurudhës mes Shqipërisë dhe Kosovës. Haradinaj shkruan në rrjetet sociale se me Ramën ka diskuruar po ashtu dhe për gjendjen e sigurisë në Kosovës, dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Postimi i Haradinajt:

RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.

Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re