Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bliken ka përfunduar vizitën e tij 8 orëshe në Tiranë dhe është nisur drejt aeroportit të Rinasit, për t’u larguar nga Shqipëria.

Avioni amerikan i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken preku tokën shqiptare rreth orës 11:10 minuta, ndërsa e shoqëronte  zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ish ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim

Në pistën e aeroportit zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, i ngarkuari me punë i SHBA pranë ambasadës David Wisner si dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.

Pasi u takua me zyrtarët, eskorta e Blinken u nis drejt Tiranës

Në orën 14:47 minuta Blinken mbërrit në Presidencë ku zhvilloi takim me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Rama e Blinken u takuan te Piramida në orën 15:15, ku morën pjesë në takimin e zhvilluar brenda Piramidës, me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative.

Sekretari u takua edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Takimi mes tyre është zhvilluar gjatë momentit që Blinken ndodhej në Piramidën e Tiranës. Gjithashtu të pranishëm në takim ishin edhe kreu i ILD-së, Artur Metani, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaça.

Në orën 15:48, Blinken arriti në Kryministri për takimin me Ramën, i cili zgjati deri në orën 17:34, kur palët nëshkruan marrëveshjet dhe dolën në konferencë për shtyp, e cila përfundoi në orë 18:40.

Pas konferencës, përfundoi edhe vizita e Sekretarit Blinken në Shqipëri, i cili me eskortë u nis drejt aeroportit të Rinasit.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re