Ish-ambasadori Agim Nesho duke komentuar takimin e Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali, tha në studion e emisionit “Open” në News24 se Kreu i Qeverisë kërkon një fillim të ri.

Nesho u shpreh se mendon se këto takime kanë të bëjnë me një fushatë elektorale të parakohshme, pasi Edi Rama po përgatitet për zgjedhje të reja.

Ish-ambasadori tha se nuk duhet ngatërruar pjesëmarrja, pasi edhe më parë ka pasur organizime të tilla.

“Edi Rama është një demagog, ai nuk kërkon të fusë diasporën në ingranazh, pasi ata njerëz që mund të marrin pjesë në një tubim për flamurin kombëtar, mund t’i japin votën kundër”, tha Nesho.

Sipas tij, ne po vuajmë një regjim që ka kapur shtetin.

“Bundestagu ka ngritur si shqetësim dosjet 184 dhe 339, ndërsa ky shkon në Itali dhe përkëdhel Kryeministren Meloni. Ky i dha Melonit kampin e refugjatëve në Gjadër, por nuk i mori asnjë gjë në shkëmbim për popullin shqiptar.

Vetëm Edi Rama arriti të krijojë diasporën më të madhe pas diktatorit, kanë ikur 1 milionë shqiptarë në 10 vitet e regjimit të tij.

Shqipëria po lëngon shumë, është jashtë demokracisë dhe po vendoset një sistem Putinist”, tha Nesho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re