Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë.

Basha ka ironizuar kryeministrin i cili edhe pse Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta dhe u jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil.

“Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta. U jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil, pasi s’kanë mundësi ekonomike të jetojnë në vendin e tyre.

Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani.

Është koha për t’i dhënë fund korrupsionit me pasuritë e shqiptarëve dhe për t’u dhënë atyre mundësi të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Shqipërisë ia ka mundësuar Zoti të gjitha për t’u bërë vend i begatë dhe i zhvilluar, ata që e kanë penguar janë politikanët e korruptuar që e kanë mbajtur peng për interesat e tyre.

Ndaj është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë!”, tha Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re