Sekretari i Rithemelimit për Diasporën, Indrit Hoxha ka denoncuar në SPAK kryeminiStrin Edi Rama, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të fondeve për takimet e tij në Diasporë.
Hoxha u shpreh se dëmi ekonomik që i shkaktohet buxhetit nga të pesë takimet e planifikuara është 2 mln euro.
Ai shton se po ashtu është e patolerueshme që administrata organizohet për të shkuar në këto takime.
Hoxha: Kryeministri e vendit nuk ka pasur një protokoll zyrtar për takimet e tij në Diasporë. Ata janë takime në cilësinë e kryetarit të PS-së dhe jo si kryeministër i vendit dhe nuk kanë pse të rëndojnë në xhepat e qytetarëve, takimet e tij.
E ripërsëris ftesën për kryeministrin, nëse e ka seriozisht këtë tur, të vijë me mua dhe të shkojmë në kampin e azilkërkuesve në Francë.
Ai ka përdorur administratën, për të shkuar në takimin e tij në Athinë. Kjo është e patolerueshme për opozitën.
Shifrat e takimeve të Ramës në 5 vende e kalojnë shifrën e 2 milion eurove. Por përvec këtyre, është edhe detyrimi i administratës publike për t’u organizuar dhe për të shkuar në këto vende.
